Zgjidhni Gjithmonë Avokadon

Niseni pazarin e ditës me avokado dhe arsyet pse duhet ta bëni këtë janë të shumta.
Edhe pse përdoren gjerësisht në kuzhina si perime, realisht avokadot janë fruta, të shijshme, të mira dhe mbi të gjitha super-ushqyese.
Më poshtë po ju rendisim përfitimet e shumta të avokadove dhe pse gjithnjë pazaret duhet t’i nisni me to:
Përmirësojnë shëndetin e zemrës;
Avokadot përmbajnë yndyra të shëndetshme që i duhen zemrës tuaj. Ato ndihmojnë arteriet e zemrës të punojnë më mirë dhe ulin kolesterolin e keq.
Reduktojnë mundësitë e atakut kardiak;
Shtimi i përdorimit të avokadove ju siguron armët e nevojshme për t’i mbijetuar një ataku kardiak. Përmirëson presionin e gjakut, duke ju mbrojtur nga tensioni i lartë dhe pasojat shkatërruese të tij.
Mbrojnë shëndetin e syve, zemrës dhe flokëve;
Avokadot janë fruta të pasur me një numër të madh vitaminash të domosdoshme për njeriun. Vitaminat e këtyre frutave ju ndihmojnë të keni një lëkurë që shkëlqen, sy të mprehtë dhe flokë që shkëlqejnë.
Luftojnë kancerin dhe radikalet e lira
Shumë studime e kanë renditur avokadon në listën e ushqimeve që luftojnë kancerin. Gazeta për ushqimet që luftojnë kancerin publikoi rezultatet e një studimi in-vitro duke pohuar se fitokimikatet e avokados janë aq të fuqishme saqë mund të ndihmojnë në shkatërimin e qelizave të kancerit oral.
Nihmojnë për rënie në peshë;
Konsumimi i avokadove ndihmon në rënien në peshë. Yndyrnat e mira të këtij fruti ju ngopin dhe ju reduktojnë urinë.
Promovojnë tretjen e mirë:
Avokadot janë një ndër frutat më të mirë për sistemin e tretjes pasi janë plot me fibra. Konsumimi i tyre ju ndihmon në një tretje të mirë duke eleminuar kapsllëkun.
Luftojnë diabetin;
Konsumimi i rregullt i avokadove ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe për rrjedhojë konsumi i tyre mban nën kontroll diabetin.


You must be logged in to post a comment.