Hiqni Dorë nga Sheqeri dhe ju Prezantojmë ‘Stevian’

Të konsumosh sheqer pa menduar aspak për pasojat që sjell në shëndet. Këtë mundëson ‘Stevia’ bima e ëmbël e cila zëvendëson sheqerin e bardhë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekstrakti i kësaj bime është 200 herë më i ëmbël se sheqeri dhe dëmet në shëndet janë totalisht ‘ZERO’.
Por jo vetëm kaq, kjo bimë ka edhe pasoja fantastike në shëndet, pasi lufton qelizat e lira kancerogjene dhe po studiohet për tu përdorur si kurë kundër kancerit të gjirit. Më poshtë po ju rendisim disa nga mrekullitë e kësaj bime:
Ekstrakti i Stevias vret qelizat e kancerit të gjirit;
Përdoret fare mirë nga diabetikët pa shkaktuar asnjë pasojë, ndryshe nga sheqeri i bardhë;
Ndihmon me rënien në peshë;
Përmirëson qarkullimin e gjakut;
Mund ta gjeni lehtësisht në dyqanet me produktet organike. Gjendet në formë pudre ose lëngu.
Si ta përdorni?
E thjeshtë: 1 lugë çaji sheqer = 1/8 lugë çaji nga pudra e stevias (pasi është shumë herë më e ëmbël se sheqeri) ose 5 pika nëse e keni lëng.
Një lugë gjelle sheqer = 1/3 lugë çaji stevia ose 15 pika.
Një filxhan sheqer = 2 lugë gjelle pudër stevia ose dy lugë çaji lëng.
- Kujdesuni të blini Stevia organike pa aditivë shtesë.


You must be logged in to post a comment.