Zgjidhje Praktike për të Shpëtuar nga Dhembja e Fytit

Zgjidhje Praktike për të Shpëtuar nga Dhembja e Fytit

Në këto ditë me mot të paqëndrueshëm, ankesat më të mëdha tek fëmijët dhe të rriturit janë dhembjet e fytit. Por para se të përfundoni tek antibiotiku apo ilaçet e shtrenjta, sapo të ndieni dhembjen më të vogël, drejtojuni më parë kuzhinës tuaj.

Gjëja e parë që duhet të bëni, është të konsumoni sa më shumë produkte që kanë vitaminë C, në mënyrë që të forconi imunitetin dhe luftoni sëmundjen.

Niseni ditën me një lëng portokalli, shtoni në dietë kivi dhe luleshtrydhe.

Qëndroni në diell, ju duhet sa më shumë vitaminë D. Nëse jashtë dielli shndërrin, shfrytëzojeni 30 minuta qëndroni në diell, por sigurohuni të mos jeni lyet me krem dielli në fytyrë pasi pengon përthithjen e vitaminës D. Nëse dielli mungon, konsumoni një suplement me vitaminë D.

Hani mjaltë. Ideale do të ishte të konsumonit tre lugë mjaltë në ditë, ndihmon në lehtësimin e dhembjes së fytit dhe frenon përhapjen e mikrobit.

Shtoni konsumin e supës dhe ujit. Të dyja ju hidratojnë dhe ju mbushin me vlera ushqyese për ta luftuar vetë dhembjen.

Bëni gargarë me kripën rozë të himalajeve

Mbusheni deri në gjysëm një gotë uji, shtojini një lugë gjelle kripë himalaje. Lejeni pak të tretet. Kur të jetë gati, bëni gargarë me të. Ju ndihmon të reduktojë dhembjen dhe fryrjen dhe vret bakteret.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial