Qëndrimi Ulur dhe Sëmundjet e Zemrës

Sëmundjet e zemrës janë kthyer në trend së fundmi. Jo vetëm ushqimi por edhe qëndrimi, jeta sedentare po ndikojnë shumë në përkeqësimin e jetës së njerëzve dhe kufizimin e saj. Universiteti mjekësor i Harvardit së fundmi nxorri të dhëna ‘të frikshme’ për ndikimin e keq që qëndrimi ulur ka në sëmundjet e zemrës. Në përfundim të studimit pesëvjeçar, shkencëtarët arritën në përfundimin se, vetëm një orë ulur, pa asnjë lëvizje rrit me 12% prekjen nga sëmundje të zemrës.
Situata përkeqësohet për të gjithë njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Ndaj, në rast se nuk dëshironi që në një të ardhme të afërt të prekeni nga sëmundjet e zemrës, kryeni disa lëvizje, bëni një xhiro të shkurtër, qoftë edhe brenda ambientit ku jetoni para se të mbushen 60 minuta.


You must be logged in to post a comment.