Migrena dhe Rreziku i Problemeve me Zemrën

Të vuash nga migrena ka anët e saj negative por edhe pozitive. Së pari, ta fillojmë nga më e keqja.
Të gjithë ata persona që vuajnë nga migrena, nëse e kanë të trashëguar apo jo duhet të tregojnë kujdes shtesë për zemrën, pasi migrena ka pasoja të rënda dhe shton riskun e atakut të zemrës apo ishemisë në tru.
Ndaj analizat dhe kontrollet duhet të jenë të shpeshta të vazhdueshme sidomos pas moshës 40-vjeçare, Universiteti i Haëardit sugjeron.
Por ja që ka edhe disa anë pozitive të vuash nga migrena.
Do t’ju duket e çuditshme, por njerëzit që vuajnë nga migrena duket se kanë një mburojë ndaj diabetit. Një studim i fundit tregon se personat e diagnostikuar me migrenë nuk prekeshin nga diabeti. Kështu provoi dhe studimi i kryer në 75.000 persona të monitoruar për një periudhë 10 vjeçare.
Po çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhembjet e kokës?
- Menaxhoni stresin, sa më shumë stres të keni aq më shumë do t’ju shtohen dhembjet e kokës nga migrena;
- Stërvituni. Bëni stërvitjen që ju pëlqen, e rëndësishme është të fokusoheni diku tjetër, jo tek sëmundja;
- Pushoni më shumë. Një gjumë i mirë 7-9 orë gjatë natës, do të reduktonte shpërthimet e migrenës;
- Përmirësoni ushqimin. Zgjidhni sa më shumë fruta dhe perime të stinës.
- Provoni meditimin dhe yoga. Janë fantastike për menaxhimin e stresit dhe frymëmarrjes.


You must be logged in to post a comment.