Është Koha e Bizeleve, Pse të Mos i Shfrytëzojmë

Nëse nuk e keni gjetur se çfarë të gatuani për drekë, bizelet tashmë mund të përfshihen në mënunë tuaj. Është koha e tyre, dhe bizelet e para sapo kanë dalë, më të shijshme dhe të ëmbla se kurrë.
Por ndoshta nuk e dini se sa shumë vlera ushqyese kanë bizelet.
Ndihmojnë për rënien në peshë, përmirësojnë tretjen;
Ndihmojnë në funksionimin e mirë të zemrës;
Shtojnë masën muskulore trupore;
Luftojnë sëmundjet e veshkave; dhe
Mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak.
Recetë për një gjellë me bizele fantastike
500 gramë mish viçi i rritur në natyrë;
500 gramë bizele të freskëta;
6 domate të vogla të freskëta;
2 karrota;
2 degë selino;
2 qepë të njoma;
2 patate të vogla të reja;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
Një tufë kopër e freskët;
Kripë;
Piper.
Përgatitja
Në një tenxhere me presion kavërdisim qepën me mishin. I lemë për 10 minuta. Shtojmë domatet e grira, bizelet, karrotat, selinonë, patatet, kripë, piper.
I lemë të ziejnë për një orë në zjarr të avashët, 200 gradë Celsius.
Pasi përfundon, grimë sipër koprën e freskët për një aromë fantastike dhe vajin e ullirit që në këtë gjendje ruan vlerat e tij maksimale ushqimore.
PS. Mund të zëvendësoni fasulet tradicionalisht të përdorura ditën e hënë me këtë recetë bizelesh fantastike. Vegjetarianët mund të bëjnë të njëjtën recetë pa përfshirë mishin.


You must be logged in to post a comment.