Mëngjesi i varfër plot vlera

Nuk është e thënë t’i kesh të gjitha në mëngjes. E rëndësishme është që stomaku të mbushet me shije dhe vlera. Një mëngjes ‘në dukje i varfër’ është ai me gjizë pa kripë, domate dhe erëza. Shumë i shijshëm.
Mjafton të blini gjizë të bërë nga qumësht i bagëtive që rriten në natyrë, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe domate shumëngjyrëshe, të vogla, të mëdha, të kuqe, të verdha, çdo gjë vlen në këtë rast. Benefitet ushqimore janë fantastike, veçanërisht nga domatet që njihen për fuqitë e tyre antioksidante.
Lyejmë me gjizë dy feta bukë, gjithnjë të zezë, integrale, thekër apo fshati.
Shtrojmë domate me feta, mundësisht domatina, pasi domates po i ikën koha dhe domatinat janë më rezistente.
Grijmë erëzat tona të preferuara, borzilok, majdanoz, mente, çfarë t’ju shijojë më shumë.
Kosto totale: 45 lekë


You must be logged in to post a comment.