Nisja ideale e ditës

I thjeshtë, i lirë dhe super i shëndetshëm. Duhet vetëm të keni çerek avokado, djathë (dhie, lope, dele, i bardhë apo kaçkavall), pra çfarë t’ju gjendet në shtëpi dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përgatitja:
- Avokadon e presim me feta dhe e vendosim sipër dy fetave buke të zezë, integrale apo thekër;
- Sipër hedhim djathin me kursim të thërrmuar;
- Në fund shtojmë vaj ulliri.
Mëngjes me pak kalori, por me shumë përfitime shëndetësore; kontribuon në tretje të mirë dhe lufton kolesterolin.
Kosto totale: 80 lekë


You must be logged in to post a comment.