Lista e Fruta-Perimeve më të ‘Pista’ dhe si ti Pastroni

Lista e Fruta-Perimeve më të ‘Pista’ dhe si ti Pastroni

Grupi i punës për mjedisin ku rriten frutat dhe perimet bëri publik së fundmi listën e fruta-perimeve më të pista dhe ato që mbajnë më shumë pesticide.

Piramida ka ndryshuar nga një vit më parë dhe në krye të listës qëndron ‘Luleshtrydhja’ si fruti më i pisët në planet. Pasi testuan pothuajse të gjithë frutat dhe perimet, ky grup i themeluar në Amerikë, doli në përfundimin se frutat dhe perimet jo organike dolën të gjitha positive për të paktën një pesticid.

Më poshtë po ju rendisim fruta-perimet më të pista dhe ato më të pastra

Më të pistat

Luleshtrydhet; Spinaqi, Lakra Kale; Nektarinat;

Mollët; Rrushi; Pjeshka; Qershitë;

Dardhat; Domatet; Selino; Patate.

Më të pastrat

Avokado; Misri i ëmbël; Ananasi; Bizelet;

Qepë; Papaja; Patëllxhani; Asparagu;

Kivit;  Lakër; Lulelakër; Brokoli;

Kërpudha; Shalqi.

Një truk për pastrimin perfekt të fruta-perimeve

Sigurisht që edhe fruta-perimet ‘e pista’ duhen konsumuar, por thjesht duhen pastruar mirë. Ka një zgjidhje për këtë.

Në një tas me ujë të freskët hidhni një lugë gjelle sodë.

Lini në të frutat ose perimet që doni të shpëlani në sasinë që dëshironi për 12 minuta.

Më pas shpëlajini ato dhe mund t’i konsumoni lirisht.

Kjo është metoda e testuar botërisht për pastrimin e çdo pesticidi apo mikrobi.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial