Lista e Plotë e Ushqimeve të Dietës Mesdhetare

Lista e Plotë e Ushqimeve të Dietës Mesdhetare

Nëse ka një dietë që është absolutisht e shijshme dhe lehtësisht e aplikueshme është ajo mesdhetare. Shumë nutricionistë e quajnë dietën e jetëgjatësisë, që i mundëson njeriut të sigurojë të gjitha vitaminat dhe mineralet që i duhen për një shëndet të plotë. Mbi të gjitha nuk është edhe aq e kushtueshme.

Nëse keni vendosur të bëni këtë dietë, apo të ushqeheni bazuar në rregullat e saj, po ju ndihmojmë me listën e plotë të ushqimeve që lejohen dhe atyre që nuk lejohen.

Piramida e dietës mesdhetare nis me ushqimet që konsumohen në sasinë më të pakët dhe në fund është baza, të  gjitha ushqimet që lejohen të konsumohen me sasi të mëdha.

Pra, kush qendron në krye?

Mishi dhe ëmbëlsirat. Po sigurisht këto lejohen por me sasi të limituara dhe mundësisht ëmbëlsirat të jenë bërë me mjaltë organik në vend të sheqerit.

Më pas vijnë shpendët, vezët, djathi dhe kosi. Këtu në këtë seksion mund të përfshini edhe kefirin.

Kategoria e dytë, pak më e madhe në këtë strukture piramidale është ushqimii i detit. Rekomandohet që peshku të konsumohet si vakt kryesor dy herë në javë. Këshillohet peshk i egër, jo rezervati në mënyrë që të jetë sa më i pasur me Omega-3 si salmoni dhe sardelet.

Baza e piramidës, pra struktura më e gjerë ku sasia e ushqimeve është e pa limituar përbëhet nga frutat dhe perimet e freskëta si fasule, arra, bishtajoret, fara, erëza, fruta dhe perime të stinës.

Ushqimet e lejuara

Frutat dhe perimet mund të konsumohen pa limit. Më të këshilluarat janë domatet, perimet gjethe gjelbëra, brokoli, palltëxhanat. Po kështu, të lejueshme pa kufij janë yndyrnat e shëndetshme si vaji i ullirit ekstra i virgjër. Arrat dhe farat po ashtu pasi ato janë një burim i shkëlqyer yndyrnash të shëndetshme. Bajamet, farat e lulediellit, farat e kungullit, kikirika.

Po ashtu shumë të lejueshme janë erëzat e ndryshme si rigoni, rozmarina, mente, kanellë.

Tek prodhimet e detit salmoni i egër është burimi kryesor i Omega-3. Shtoni sa më shumë konsumin e fasuleve, thjerrëzave dhe në këtë dietë lejohet konsumimi i të gjitha llojeve të grurit. Një këshillë, konsumoni sa më shumë ujë të freskët dhe limitoni kafet apo çajrat që kanë shumë kafeinë.

Ushqimet që duhet të konsumohen me kujdes

Bulmeti. Qumështi lejohet të konsumohet me kujdes dhe këshillohet qumështi i dhive, jo i deleve apo lopës. Gjithashtu lejohet konsumimi i djathit të shëndetshëm, kefirit dhe kosit.

Mund të konsumohen me kujdes mishi i shpendëve dhe vezët. Sigurisht duhet të gjeni vezë organike dhe shpendë të rritur në natyrë.

Po ashtu, me kujdes duhet konsumuar mishi i kuq në sasi të vogla. Idealja do të ishte të siguroni mish të bagëtive në rritura në natyrë, pa hormone. Më i miri është mishi i qingjit dhe ai pa dhjamë.

Përsa i përket alkoolit, kini parasysh se duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar. Alkoli më i mirë që mund të zgjidhni është vera e kuqe pasi mbart me vete një sërë benefitesh.

Ushqimet që nuk lejohen

Mishi i kuq me dhjamë, çdo formë mishi i procesuar si sallamet apo proshutat, sheqeri i procesuar, ynyrnat e këqija, vajrat vegjetalë, fast food dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial