Receta të Shijshme me Lulelakër

Receta të Shijshme me Lulelakër

Lulelakra konsiderohet si një nga perimet më të shëndetshme në botë dhe jo pa shkas. Ndër vite është vërtetuar se përdorimi i lulelakrës:

Lufton inflamacionin;

Ul rrezikun e prekjes nga kanceri;

Përmirëson funksionimin e trurit dhe zemrës;

Përmban shumë vitamina dhe minerale;

Ndihmon në rënien në peshë;

Përmirëson tretjen;

Balancon hormone; dhe

Përmirëson shikimin.

Po cila është mënyra më e mirë për të gatuar lulelakrën?

Mënyra më e mirë është ta zieni me avull. Është provuar se nëse lulelakra zjehet në ujë, ajo humb rreth 50% të vitaminave të saj, gjë e cila nuk ndodh nëse ajo zjehet me avull. Gatuhet shumë shpejt dhe është plot me vitamina e minerale.

Një mënyrë e shijshme gatimi

Zjeni lulelakrën në avull sa të zbutet;

Në një tas përzieni një vezë fshati dhe një lugë djathë të grirë kaçkavall; kripë dhe piper nëse dëshironi.

Pasi të jetë zierë, lulelakrën ndajeni në copa sa më të vogla, futeni në tasin ku është veza dhe djathi dhe skuqini në vaj ulliri me zjarr të avashët ose piqini në furrë. Varianti i dytë, pra pjekja në furrë është më i shëndetshmi, shija dhe vlerat ushqimore janë të garantuara.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial