Qumështi i Artë për Gjumë të Qetë

Qumështi i Artë për Gjumë të Qetë

Quhet qumështi i artë dhe jo pa shkak. Jo vetëm që siguron një gjumë të qetë por edhe lufton inflamacionin në trup teksa ju pushoni.

Si ta përgatisni

Fare thjeshtë. Ju mjaftojnë vetëm 5 minuta.

Ngrohni një filxhan qumësht dy minuta në zjarr;

Hidhini 1 lugë kafeje tumenik;

Shtoni 1 lugë kafeje mjaltë;

Lërini edhe 2 minuta në zjarr dhe mund ta konsumoni.

Do të ishte ideale që qumështi të ishte i dhisë, për të mos marrë yndyra të tepërta.

Përfitimet

Qumështi i artë është një armë shumë e mirë që keni kundër inflamacionit. Dhe meqë inflamacioni është thelbi i çdo sëmundjeje, ju duhet të konsumoni qumështin e artë, të paktën tre herë në javë.

Nëse e ktheni në një regjim, jo vetëm që do të luftoni inflamacionin por edhe do të përmirësoni ndjeshëm imunitetin, detoksifikojë dhe do t’ju përmirësojë ndjeshëm lëkurën.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial