Kërpudhat Reishi, Super Ushqimi që ju Duhet

Kërpudhat Reishi, Super Ushqimi që ju Duhet

Kërpudhat Reishi janë vërtetë një super ushqim. Të përdorura prej vitesh në Kinë, këto kërpudha po vërtetojnë gjithnjë e më shumë se janë unike në forcimin e imunitetit dhe rimëkëmbjen nga sëmundje të ndryshme të rënda.

Dhjetëra studime të bëra ndër vite në Japoni, Kinë, Angli dhe SHBA për vetitë e këtyre kërpudhave, treguan se konsumimi i tyre ndihmon trupin të përballojë një sërë sëmundjesh si:

Inflamacioni;

Infeksionet e shpeshta;

Alergjitë;

Sëmundjet autoimmune;

Depresioni;

Sëmundjet e zemrës;

Diabeti; dhe

Tumoret dhe kanceri.

E mira e konsumimit të këtyre kërpudhave është se ato janë të afta të ofrojnë kaq shumë dhe të kenë pak ose aspak efekte anësore.

Kërpudhat Reishi janë të pajisura me shunë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe reduktojnë prekjen nga tumore të ndryshme.

Këto kërpudha kanë efekte të shkëlqyera në pastrimin e mëlçisë dhe rigjenerimin e saj.

Ku t’i gjeni dhe si ti përdorni këto kërpudha?

Kërpudhat Reishi gjenden edhe në Shqipëri në disa forma, pluhur, të thara ose suplemente. Ato gjenden në dyqanet që shesin produkte bimore organike. Një nga këto është Neranxi dhe dyqani bio në qendrën Toptani.

Ju nevojitet vetëm 2-9 gram pluhur nga këto kërpudha që të përmirësoni shëndetin dhe imunitetin në ditë. Studimet e bëra tregojnë se vetëm me këtë sasi, ndryshimi në energji dhe jetesë më të mirë do të jetë i dukshëm.

Sigurohuni që të blini produkte që vijnë nga vendet Aziatike, veçanërisht Japonia. Kërpudhat që vijnë nga ky shtet janë shumë të mira dhe veti unike për shëndetin. Nëse i bleni si suplemente kanë një efekt shumë të mirë nëse pihen esëll. Nëse i merrni në formën e pluhurit, thjesht hidhni sasinë e sugjeruar të pluhurit 2-9 gramë në lëngje apo kos dhe konsumojini. Nëse i merrni kërpudha të thara mund t’i bëni çaj apo t’i hidhni në supa të ndryshme.

Efekte anësore

Edhe pse kërpudhat Reishi klasifikohen si ‘të sigurta’, disa efekte të vogla anësore janë vënë re nga përdoruesit e tyre. Ato janë përzierje të lehta ose skuqje të lehta në lëkurë tek personat që mund të kenë alergji.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial