Livando, Një Zgjidhje për Ankthin

Livando, Një Zgjidhje për Ankthin

Zakonisht vaji i Livandos është provuar se është shumë i dobishëm si një aroma-terapi në masazhe të ndryshme.

Por përveç përdorimit në këtë fushë, studime të ndryshme po tregojnë çdo vit e më shumë, se përdorimi i vajit të Livandos, ka përfitime të tjera, veçanërisht tek ata persona që vuajnë nga ankthi kronik.

Një studim i bërë tek njerëzit që kuroheshin për ankthin, tregoi se kur ata përdorën masazh me vaj Livandoje, ishin më pak të tensionuar se një tjetër grup ku masazhi u bë me vajra të tjerë esencialë.

Mjafton disa pika nga vaji i Livandos, në dorë, ose ku ju mund ta nuhasni kollaj dhe simptomat e ankthit do t’ju reduktohen.

Mund të gjeni vaj Livandoje në dyqanet ‘bio’ që ndodhen në Tiranë dhe të përdorni aromën e tij për më shumë relaks.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial