Është Fundjavë, le të Shijojmë Pak Mish

Nëse keni mundësi të siguroni mish të rritur në natyrë pa hormone apo antibiotikë, në fundjavë na takon të konsumojmë mish.
Mishi i kuq, i viçit apo qengjit duhet konsumuar maksimalisht dy herë në javë. Ndërkohë që idealja do të ishte një herë në javë.
Më poshtë po ju japim një recetë shumë të shijshme dhe të thjeshtë të një pjate mesdhetare dhe disa këshilla për shije maksimale.
Përbërësit për 2 Persona
500 gram mish qengji apo viçi;
2 lugë lëng limoni;
4 lugë vaj Avokado ose vaj ulliri;
5 thelpinj hudhra;
Trumzë;
Kripë;
Piper;
Rozmarinë;
Borzilok.
Përgatitja
Përzieni bashkë vajin e avokados apo ullirit me lëngun e limonit, hudhrat, borzilokun e grirë, pak trumzë dhe rozmarinë nëse doni. Me përzierjen e përfituar marinoni mishin e qingjit për dy orë dhe vendoseni në frigorifer.
Më pas nxirreni mishin dhe lëreni pak kohë sa të marrë temperaturën e ambientit. Futeni në furrë mishin dhe nëse keni opsionin e pjekjes në zgarë vendosni atë. Nëse jo thjesht piqeni duke e lyer herë pas herë me lëngun që ju ka tepruar nga marinimi. Shija është e mrekullueshme.
Shoqërojeni me perime në avull apo të pjekura dhe ju bëftë mirë.


You must be logged in to post a comment.