Pulë me Përshesh, më e Dashura e Dimrit

Pulë me Përshesh, më e Dashura e Dimrit

Nëse arrini të siguroni një pulë fshati, nga ato të rriturat në natyrë, keni gjithçka në duar për të mbledhur familjen në një drekë të shijshme në fundjavë. Keni gjithnjë një mundësi që të merrni pula të rritura në natyrë dhe të certifikuara organike në Supermarketin BioJu.

Përbërësit

1 Pulë, 1.5 kg;

1 Kulaç me sodë (e gjeni të gatshëm tëk Buke-Pastiçeri Nefeli)

5 Qepë të njoma;

Nenexhik i freskët;

Të brendshmet e pulës;

Kripë;

Piper; dhe

Erëza sa tju dojë zemra;

2 Lugë gjalpë i bërë vetë, bio ose vaj ulliri organik.

Përgatjtja

Ziejmë pulën dhe të brendshmet e saj derisa të zbutet. Në një tenxhere të bollshme hedhim gjalpin ose vajin, kë keni zgjedhur ju të përdorni.

Aty skuqni me kujdes qepët e grira hollë, bashkë me bishtat për shije më të mirë dhe ngjyrë me të brendshmet e pulës. Bëhet më e shijshme nëse vendosni pak edhe nga pjesa e bardhë e mishit të pulës së prerë hollë, aq sa ju dëshironi.

Pasi skuqen hidhini avash lëng të pulës, kripë piper shumë nenexhik të freskët dhe lejeni të ziejë në zjarr të avashët.

Në anën tjetër, thërrmojeni kulaçin në copa të vogla dhe jepini pak një pjekje të lehtë në furrë, që ai të bëhet më i fortë dhe në këtë mënyrë nuk bëhet qull kur ju i hidhni harxhet më pas.

Pasi e nxirrni kulaçin nga furra hidhini atë që përgatitët sipër dhe kujdesuni që çdo copë e kulaçit të njomet. Nëse ende ai është i thatë pasi i keni hedhur të gjithë përgatitjen tuaj, hidhini lëng pule nga ajo që zietë. Mbulojeni me një copë që përdorni për bukën dhe lereni të pushojë. Herë pas here, kontrollojeni dhe rrotulloni copat e bukës që asnjë të mos mbesë e pa bërë.

Pulën piqeni dhe ju bëftë mirë.

 

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial