Ushqimet më të Mira për të ‘Frenuar’ Plakjen

Ushqimet më të Mira për të ‘Frenuar’ Plakjen

Kohën nuk mund ta ndalojmë, por të paktën mund ta frenojmë pak. Studimet e fundit ndërkombëtare në përmirësimin e shëndetit nëpërmjet ushqimit po fokusohen në kriijmin e një diete që nuk do të na ‘plakte’ shumë shpejt, por ky proces do të mund të zgjatej më shumë në kohë.

Kërkimet e fundit në këtë fushë kanë treguar se vitaminat e gjetura tek rrepat dhe tek perimet gjethe gjelbëra kanë përmirësuar qelizat njerëzore duke ngadalësuar plakjen e metabolizmit.

Shkencëtarët vërtetuan se me konsumimin e katër racioneve spinaq apo rrepa në ditë (një racion është sa një filxhan kafeje), procesi i plakjes ngadalësohej me 4%.

Duket një përqindje e ulët por në fakt është një hap i mirë drejt mirëqenies.

Por çfarë mund të bëjmë tjetër. Ka edhe diçka: të ulim konsumin e tepërt ditor të ushqimit. Kjo lidhet direkt me jetëgjatësinë së bashku me lënien e duhanit, reduktimin e alkoholit, ecje të paktën 30 minuta në ditë, fjetje gjumë të paktën 7 orë dhe mbajtja e peshës ideale trupore. Sikur në vetëm një nga këto gjëra të jeni rigorozë dhe ta zbatoni, ju ulni mundësitë e vdekjes së parakohshme me 20%.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial