Rregulla të Arta për Konsumimin e Vezëve

Rregulla të Arta për Konsumimin e Vezëve

Debati sa vezë mund të konsumojmë në ditë apo javë dhe çfarë rrezikojmë apo përfitojmë nga konsumimi i tyre është po aq i vjetër sa enigma ‘e ka bërë veza pulën apo pula vezën’.

Pas viteve të tëra studimesh, ka disa të vërteta të mëdha: Vezët janë jo vetëm të shijshme por edhe plot me përfitime për shëndetin. Është një burim proteine shumë i mirë dhe mbi të gjitha:

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës;

Përmirëson shëndetin e syve;

Ndihmon në rënien në peshë;

Përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe trurit; dhe

Mban lëkurën të shëndetshme.

Por ja që vezët kanë edhe një anë të errët. Jo të gjithë mund t’i konsumojnë ato njësoj. Ato nuk mund të konsumohen nga njerëzit të cilët janë alergjikë prej tyre, qoftë edhe duke i përfshirë në përbërjen e ushqimeve të ndryshme. Gjithashtu, kujdes duhet të bëjnë njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, që kanë diabet dhe ato që marrin suplemente shtesë për kurimin e disa sëmundjeve. Të gjithë këto kategori duhet të konsultohen me mjekun e tyre për të qenë të sigurt nëse duhet të konsumojnë vezë apo jo. Të tjerët mund të konsumojnë vezët lirisht.

Diçka që duhet pasur parasysh

Duhet të konsumoni vetëm vezë të pulave të rritura në natyrë. Vezët e këtyre pulave kanë 98% më pak mundësi të kenë salmonela, kanë shumë më pak kolesterol dhe kanë më shumë vitaminë A dhe E.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial