Përballoni Gripin me Mënyra Natyrale

Rregulli numër një për ti shpëtuar gripit është forcimi i imunitetit. Por nëse imuniteti ju lëkundet, që ka shumë gjasa të ndodhë në këtë prag epidemie gripale, atëherë para se t’i drejtoheni mjekut përpiquni të bëni çfarë keni në dorë me atë që ju ndodhet në shtëpi.
Pini ujë
Hidratimi ju ndihmon të shkrini mukusin në trup. Duhet të konsumoni minimumi një gotë ujë çdo dy orë, në mënyrë që të mos lejoni mikrobet të kolonizohen shumë aq sa t’ju bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.
Konsumoni Hurdhëra
Nëse për ju nuk përbën problem, konsumoni 1-2 thelpinj hudhër gjatë ngrënies. Duhet konsumuar e gjallë, e pa zierë apo e përfshirë në gjellë, pasi në këtë mënyrë ka edhe efektin më të madh. Kot nuk quhet ndryshe hudhra si antibiotik natyral.
Bëni çaj Xhinxheri
Përveçse është i shijshëm është edhe shumë i shëndetshëm. Një çaj me xhinxher dhe mjaltë ju ndihmon të forconi sistemin imunitar për të luftuar gripin dhe bakteret.
Hani Probiotikë
Konsumimi i ushqimeve të pasur me probiotikë ju ndihmon në gjendje gripale. Probiotikët ndihmojnë sistemin imunitar të rikuperohet shumë shpejt. Ushqimet me shumë probiotikë janë: Lakra turshi, kefiri, uthulla e mollës dhe kosi.
Supe me lëngun e kockave
Është perfekte për tu rikuperuar nga gripi. Gjeni recetën e supër tek ‘Superushqimet’ për përfitime shumë të mira.


You must be logged in to post a comment.