Si ta Trajtoni me Ushqim Hiperteroidizmin

Si ta Trajtoni me Ushqim Hiperteroidizmin

Hiperteroidizmi ndodh kur gjëndra tiroide bëhet tepër aktive, duke prodhuar shumë hormone T4 dhe T3. Nëse tiroidet tuaja bëhen shumë aktive dhe ju arrini ta provoni këtë me analizat përkatëse, ka një zgjidhje më të lehtë se përdorimi i ilaçeve, në të shumtën e rasteve kortizoneve për të normalizuar funksionimin e tiroides.

Në fakt, ndryshimi, me raste rrënjësor duhet ndërmarrë menjëherë në rast se vuani nga hiperteroidizmi. Niseni duke bërë këto ndryshime:

Konsumoni lëngje frutash dhe perimesh jeshile

Lëngu i freskët, kryesisht i perimeve jeshile si kale, spinaq dhe spirulina përmirësojnë ndjeshëm balancimin e teroides.

Evitoni ushqimet e konservuara

Duhet të shmangni të paktën për një periudhë kohe konsumimin e ushqimeve të konservuara apo përpunuara. Synoni të konsumoni sa më shumë  fruta dhe perime të freskëta, të pagatuara.

Përdorni erëza anti inflamatore

Shumë erëza si borziloku, rozmarina dhe rigoni janë anti inflamatore dhe mund të përdoren si pjesë e dietës ushqimore në mënyrë që të përmirësoni funksionimin e tiroides. Si mund ta bëni: fare e thjeshtë, shtojini këto erëza të freskëta në supë, brusketa dhe në sallata të ndryshme.

Shtoni Xhinxher në dietën tuaj

Xhinxheri është një erëz shumë e fuqishme anti-inflamatore. Nëse nuk vuani nga venat varikoze, atëherë mund të përdorni xhinxher si çaj apo ta shtoni në ushqimet që gatuani për të normalizuar nivelet e teroides.

Supë nga kockat a bagëtive të ushqyera natyralisht

Supa nga lëngu i kockave është e mrekullueshme për të mbrojtur të gjitha organet nga hipertiroidizimi dhe për të forcuar imunitetin.

Këshillohuni me mjekun tuaj, pasi edhe një vitaminë B kompleks mund tju ndihmojë në këtë rast.

Shmangni

Sheqerin;

Ushqimet e përpunuara;

Ngjyrosësit artificialë;

Glutenin.

Këshillohuni me mjekun tuaj, pasi një vitaminë B kompleks mund tju ndihmojë në këtë rast

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial