Salmon i Pjekur me Salcë Avokado

Salmon i Pjekur me Salcë Avokado

Peshku është një zgjedhje ideale për drekë. Nëse do të bënit një grafik javor për një ushqim të shëndetshëm, peshku këshillohet të përdoret tre herë në javë, si një zëvendësues perfekt i mishit të kuq.

Më poshtë po ju japim një recetë të thjeshtë dhe plot shije për një drekë të shpejtë plot vlera ushqyese.

Për të nevojiten:

1 Fileto Salmoni;

Erëzat që pëlqeni më shumë, kripë, hudhër, trumzë, piper etj; dhe

Vaj avokado për skuqje.

Mjafton të ngrohni pak vajin dhe të skuqni fileton e salonit me erëzat tuaja të preferuara.

Për ta shoqëruar mund ta vendosni sipër një sallatë të përgatitur kale. Sekreti i saj është vetëm zierja për 1 minutë në ujë të vluar për ti hequr hidhësinë dhe zbutur pak.

Për më shumë shije, në një blender të vogël grini gjysëm avokado të butë, piper, kripë, vaj ulliri dhe pak hurdhër për një salcë fantastike.

Do t’ju kushtojë pak kjo drekë, por rezultati është i paparë.

Kosto totale: 1000 Lek

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial