Mish Viçi Turli

Kërkon vetëm pesë minuta për tu përgatitur, por 5 orë për tu zierë avash avash. Nese keni kaq kohë po mund ta gatuani gjellën e së nesërmes edhe në darkë kjo është një recetë e shijshme, e shëndetshme dhe plotë vlera ushqyese.
Në një tenxhere grini karrota, për sa persona që mendoni ju se do gatuani, qepë, selino, patate, speca dhe çfarëdo lloj perime tjetër t’ju dojë zemra.
Vendosni mishin e viçit ose edhe të qingjit, dhe nëse e dini recetën e lëngut të kockave (që e gjeni tek ikona superushqimet) hidhini edhe dy lugë të tilla. Kripë, piper, pluhur hurdhre për shije dhe ziejeni në zjarr të avashët për rreth pesë orë.
Idealja do të ishte të gatuanit me mish të rritur në Shqipëri, pa natibiotikë dhe të therrur në mënyrën e duhur.
Shija është e mrekullueshme.


You must be logged in to post a comment.