Shenjat e Trupit që Ju Paralajmërojnë se Duhet të ‘Detoksifikoheni’

Nëse prej kohësh po ndiheni në faj se keni konsumuar shumë ‘pisllëqe’, nuk jeni kursyer me sheqerin apo alkoolin, ndoshta duhet të dëgjoni trupin tuaj edhe të ndryshoni. Ai është i pari që ju lajmëron se duhet të bëni kthesë, pse jo të agjironi për pak kohë.
Po cilat janë shenjat të cilat duhet të vini re?
Problemet me imunitetin
Kur keni abuzuar shumë nisin të dalin në pah sëmundjes auto-imune si: njolla lëkure, dhembje kockash, këputje, madje edhe temperaturë.
Probleme me lëkurën
Nëse papritur keni një lëkurë shumë të thatë, kruarje, bezdisje ka ardhur koha të pastroni trupin tuaj. Të gjitha këto janë shenja se duhet të konsumoni një dietë të pastër, të mbushur me fruta e perime.
Dhembje të vazhdueshme koke
Toksinat e shumta mund të jenë shkaktari i dhembjes së vazhdueshme të kokës. Këtu përfshihet edhe migrena. Ndaj para se të shkoni tek mjeku, rregulloni pak dietën.
Mos rënia në peshë
Një nga arsyet se nuk arrini dot peshën që doni, është edhe konsumi i ushqimeve të shpejta, të pasura me baktere dhe yndyra të këqija, edhe nëse këto i konsumoni 1 herë në ditë.
Gjumë i keq
Nëse nuk flini sa duhet dhe si duhet cilësia e jetës tuaj do të ulet. Shumë studime sugjerojnë se kjo ndodh ngaqë dieta juaj e keqe ju ka bërë të konsumoni shumë metale të këqija si mërkuri, që shkakton pagjumësi.
Nuk fokusoheni
Nëse keni mungesë fokusi, shkaku mund të jenë toksinat. Konsumoni sa më shumë fruta e perime.
Lodhje e vazhdueshme
Nuk është normale të ndiheni të lodhur çdo ditë. Cilësia e jetës ulet dhe po ashtu dëshira. Pastroni trupin duke konsumuar produkte të gatuara në shtëpi e të freskëta, duke reduktuar të tjerat.


You must be logged in to post a comment.