Arsyet pse Miliona Njerëz Pijnë Matcha Çdo Ditë

Të gjithë besoj njiheni me vetitë anti-oksiduese, energjike të çajit jeshil. Por a keni dëgjuar për çajin jeshil ‘matcha’? Me origjinë nga Japonia?
Miliona e dinë, por ne po shkruajmë për ata që ende nuk e dinë për të zbuluar vetitë e tij të mahnitshme në organizëm.
Ndihmon trurin
Konsumi i çajit matcha ju qetëson, ul stresin mendor dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor. Megjithatë, kujdes. Mos i bini me top pasi kafeina që përmban mund t’ju rrisë të rrahurat e zemrës. Mos e konsumoni bashkë me kafe gjatë ditës.
Kontribuon në rënien në peshë
Matcha nuk ka kalori, përkundrazi ju ndihmon të tresni yndyrnat duke ju rritur energjinë. Një studim i botuar në Gazetën Amerkane për Nutricionizmin zbuloi se pjesëmarrësve ju rrit energjia ditore nga 10% në 43% vetëm duke shtuar matcha në dietën e tyre.
Balancon sheqerin në gjak
Matcha përmban fibra që janë lehtësisht të tretshme. Kjo ju ndihmon jo vetëm të keni një tretje të mirë, por edhe të balanconi sheqerin në gjak.
Ndihmon zemrën
Konsumi i çajit matcha ul kolesterolin e keq dhe ndihmon metabolizmin të rrisë atë të mirë. Pas konsumit të rregullt të tij, do të keni një zemër më të shëndetshme.
Ju pastron trupin
Së fundmi, çaji jeshil matcha përmban klorofil dhe ju ndihmon të pastroni mëlçinë dhe pastroni të gjitha organet.
You must be logged in to post a comment.