Toste me Avokado për një Darkë të Këndshme me Miqtë

A e keni idenë sa shumë gjëra mund të bëni me një avokado? Të shëndetshme po e po, por mbi të gjitha të shijshme.
Mund të ftoni miq dhe të dilni se jeni një shef i vërtetë. Fruti i avokados hyn tek super-frutat për vlerat e larta ushqimore. Këto fruta janë të pasura me fibra, potas dhe vitaminë C. Ato përmirësojnë shëndetin e zemrës, ju ndihomojnë të bini në peshë dhe përmirësojnë tretjen.
5 Receta tostesh fantastike
1 – Tosti klasik
1 fetë bukë;
¼ avokado e shtypur
Vaj dhe kripë sipas dëshirës.
2 – Tosti pikant
1 fetë bukë;
¼ avokado e shtypur;
Salcë picante;
1 vezë e zierë.
Të gjitha vendosën sipër bukës.
3 – Tosti i shijshëm
1 panine e zezë;
¼ avokado e shtypur;
Feta salmoni të tymosur;
Djathë i butë dhie;
Kripë dhe qepë të vogla sipas dëshirës.
4 – Tosti vegjetarian
1 bukë e thekur;
¼ avokado;
Rrepa të kuqe të grira hollë;
1 vezë e zierë lehtë;
Qepë të vogla sipas dëshirës.
5 – Tosti kaprez
1 fetë bukë e zezë;
¼ avokado;
Djathë dhie;
Domate e prerë hollë;
Gjethe të freskëta borzilok.


You must be logged in to post a comment.