Salcë e Shpejtë Makaronash e Bërë në Shtëpi

Nuk ka asgjë më të shijshme për të shoqëruar makaronat se sa një salcë e përgatitur në shtëpi me produkte të freskëta, larg konservantëve që ofrojnë kavanozët. Për një vakt të shpejtë po ju japim një recetë të shpejtë, të shijshme dhe aspak të kushtueshme.
Përbërësit
2 Domate të mëdha të freskëta, ose domatina të grira hollë. Domatet janë të mbushura më vitamina C dhe K dhe antioksidantë;
3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër. Ky vaj është shumë i ushqyeshëm, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe shëndetin e trurit.
1 qepë e vogël e kuqe e grirë hollë. Qepa është burim i shkëllqyer i vitaminave C, B6, Magnezit dhe folate.
1 lugë çaji hudhër e grirë. Hudhra ndihmon imunitetin, zemrën dhe trurin.
½ lugë çaji borzilok i grirë. Borziloku është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin.
Piper dhe kripë sipas dëshirës.
Përgatitja
Ngrohni vajin në temperaturë mesatare. Shtoni qepën dhe lereni të ziejë sa të zbutet. Shtoni hudhrën e zieni për 1 minutë. Më pas hidhni domatet e grira, kripë, piper dhe borzilokun. Shtojini pak ujë dhe lerini të ziejë për 20 minuta. Ju bëftë mirë.


You must be logged in to post a comment.