Një Drekë e Mirë për tu Marrë në Punë

Ky sanduiç është definitivisht më i shijshmi që mund të përgatisni për me vete në zyrë, në shkollë, kudo. Është shumë i ushqyeshëm dhe do t’ju ngopë mjaftueshëm kur jeni larg shtëpisë, e mbi të gjitha, mund të hiqni qafe dhe copat e gjelit apo pulës që ju kanë tepruar në frigorifer.
Përbërësit për 2 toste
½ avokado;
1 hudhër e grirë e shtypur,
1 lugë çaji lëng limoni;
Djathë i bardhë i grirë;
Gjoks pule i prerë hollë;
½ domate e prerë hollë;
Bukë; dhe
Gjalpë i freskët.
Përgatitja
Hidhni në blender avokadot, hudhrat dhe lëngun e limonit. Miksojeni sa të arrin një masë kremoze.
Në një tigan hidhni gjalpin, shtoni fetat e bukës dhe skuqini nga një anë. Hidhni sipër djathin, domatet dhe vendosni bukën tjetër sipër. Skuqeni pak 2 minuta dhe nga ana tjeter. Pasi i hiqni nga zjarri shtoni salsën e avokados, pulën dhe sërish djathë. Mund ta fusni 1 minutë në tostierë dhe ju bëftë mirë.


You must be logged in to post a comment.