Ushqimet që ju Bëjnë më të Gjatë

Ushqimet që ju Bëjnë më të Gjatë

Nëse i keni mbyllur hesapet me rritjen lexojeni këtë shkrim për fëmijët, nipërit apo mbesat tuaja. 80% e gjatësisë së një personi varet nga genet. Por 20%? Kjo varet nga ushqimi. Ndaj nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë më të gjatë, mund të bëni diçka, sado pak qoftë duke shtuar produktet e mëposhtme në dietën e tyre.

Bulmet

Shtoni qumësht, kos, djathë. Të gjitha janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, vitaminës D, Magnezit dhe vitaminave B.

Peshk

Konsumi i peshkut ju jep acidet Omega-3 që ndihmojnë në metabolizmin e kockave dhe ndihmojnë rritjen.

Perimet gjethe-gjelbëra

Sallata të ndryshme, spinaq apo kale. Ju japin vitaminat C, antioksidantë dhe promovojnë rritjen.

Vezët

Vezët janë me shumë vitamina, Fosfor, vitamina D, B, etj dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e muskujve dhe kockave.

Mish viçi

Nëse i ushqeni fëmijët tuaj me mish viçi të rritur me bar është e sigurt që do t’i siguroni disa milimetra më shumë. Viçi është i pasur me vitamina K që ruajnë një rol kyç për të mbajtur kalçiumin në kocka.

Të brendshme (mëlçi)

Mëlçitë janë burimi kryesor i vitaminës A i domosdoshëm për kockat. Po ashtu, mëlçitë mbrojnë lëkurën dhe luftojnë qelizat e këqija.

Groshët

Do të ishte perfekte nëse një herë në javë të ushqeni fëmijët tuaj me groshë dhe dy herë me thjerrëza. Janë burime fantastike të kalçiumit.

Frutat

Një rol kyç në rritje luajnë dhe frutat e pasura me vitaminë C si kivit, portokallët apo qershitë e boronicat. Të freskëta apo të thara, konsumojini sat ë mundeni.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial