Ulni Kolesterolin me Këto Mënyra të Thjeshta në Shtëpi

Është shumë e vështirë të mbash nivelet ideale të kolesterolit, veçanërisht kur kaloni të 40-tat. Por nëse ulni dozën e abuzimit në të paktën 1-2 herë në javë mund tja dilni me pak përpjekje.
Nga t’ia nisni? Nga ushqimi sigurisht
Më poshtë po ju japim një listë të ushqimeve që duhet të konsumoni, dhe ato që duhet të shmangni. Sigurisht që kjo ‘dietë’ nuk do jua ulë brenda natës, por ndryshimi do të vijë shumë shpejt.
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Vaji i ullirit – ndihmon zemrën pasi është provuar që ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Perimet – janë të pasura me vitamina, minerale edhe fibra dhe kanë pak kalori. Konsumi i tyre është provuar se ka ulur kolesterolin e keq, LDL tek meshkujt e femrat.
Arrorët – janë të pasura me fibra dhe yndyrna të shëndetshme. Konsumi i tyre ul kolesterolin e keq dhe triglicerided.
Salmoni – konsumoni salmon dhe sardele sa herë që mundeni. Do të ishte mirë ta gatuani vetë, në mënyrë që të shmangni përdorimin e vajrave të dëmshëm.
Hudhra – Plot 39 studime kanë provuar se nëse konsumoni hudhër rregullisht brenda dy muajve kolesteroli do tju ulet ndjeshëm. Nëse keni problem aromen gjatë aktivitetit tuaj ditor mjafton të merrni suplemente. Mjafton një kapsulë 500 miligram në ditë.
Fasulet – Kanë ndikim të madh në shëndetin e zemrës. Konsumi i shpeshtë i tyre ul kolesterolin e lartë.
Çaji jeshil – zëvendësoni një kafe në ditë me çaj jeshil – bio sigurisht. Jo vetëm do të merrni dozën e duhur të kafeinës me të cilën jeni mësuar por do të ulni natyralisht kolesterolin.
Drithërat pa gluten – konsumi i drithërave me gluten është e sigurt që do t’ju rrisë inflamacionin, për të ruajtur sa më shumë veten, më mirë konsumoni ato pa gluten si orizi kaf, i zi, kuinoa, etj.
Ushqimet që duhet të shmangni
Alkooli – konsumi i përditshëm dhe në sasi të mëdha, ndikon direkt tek kolesteroli.
Kafeina – shmangni sa më shumë pijet që përmbajnë kafeinë si kola, pijet energjike, kafe, etj të cilat ndikojnë direkt tek nivelet e kolesterolit të keq.
Ushqimet e paketuara dhe të gatshme – nuk ka më mirë se gatimi në shtëpi. Konsumi i produkteve të gatshme ju bën të konsumoni pa e ditur yndyrna të këqija.
PS. Nëse doni të ndihmoni veten merrni 1000-2000 miligram vaj peshku në ditë.


You must be logged in to post a comment.