Arsyet pse Duhet të Shtoni Kopër në Çdo Pjatë

Arsyet pse Duhet të Shtoni Kopër në Çdo Pjatë

Ka shumë arsye përse duhet të shtoni kopër në pjatat tuaja, por më poshtë po listojmë kryesoret dhe më të rëndësishmet që patjetër do t’ju interesojnë.

Ul depresionin

Depresioni po kthehet në problem të madh jo vetëm tek të rriturit por edhe adoleshentët. Para se të ngushëlloheni tek ilaçet, shtoni kopër në pjatat tuaja.

Ul kolesterolin

Kopra ka veti magjike ndaj kolesterolit. Studimet tregojnë se një muaj pas konsumit të përditshëm të koprës, personat që vuanin nga kolesteroli i keq, arritën të heqin ose të reduktojnë ilaçet.

Ndihmon në kontrollin e epilepsisë

Doktorët po këshillojnë gjithnjë e më shumë pacientët e tyre me epilepsi të përdorin sa më shumë erëza, për të kontrolluar sëmundjet, për të reduktuar ilaçet dhe efektet e tyre të padëshirueshme. Përdorimi i koprës ka reduktuar shpërthimet epileptike dhe konvulsionet duke shërbyer si alternativë e mundshme kurimi.

Lufton mikrobet

Kopra ka shumë veti kundër mikrobeve. Studimet e shumë universiteteve të njohura provuan se ajo ndalon shumimin e Fusarium graminearum dhe stafilokokun. Ajo gjithashtu lufton mykun dhe kandidan.

Lufton radikalet e lira

Kopraa ka efekte antioksidante dhe sulmon radikalet e lira që dëmtojnë trupin dhe krijojnë kancerin.

Si ta përdorni?

Shtojeni sipër në gjellë, në sallata, në smoothy, në salca. Mjafton të mos e gatuani, ta përdorni të freskët dhe nëse do ta ruani në frigorifer mos e lani. Mund të ruhet në fresk deri në 10 ditë, më pas humb vlerat.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial