8 Arsye pse Duhet të Përvishni Mëngët për Qershitë

Qershitë janë në treg. Ato të paraaaat fare. Por që të mos shpenzoni shumë pasi aktualisht janë 1000 lek/kg, duroni dhe pak ditë.
Ndonëse janë shumë pak kohë në treg, mundohuni të përfitoni sa më shumë të mundeni për ta nisur verën mbarë. Ja përse:
1. Ul peshën e tëpërt
E çfarë duhet më shumë para plazhit se sa disa kilogramë më pak? Ndaj suljuni qershive, atyre pa shumë sheqer kuptohet.
2. Mbrojnë shëndetin e zemrës
Antioksidantët e gjetur tek qershitë përmirësojnë shëndetin e zemrës. Shkencëtarët në Universitetin e Michiganit zbuluan se konsumi i tyre redukton ndjeshëm rrezikun e atakut.
3. Burim antioksidantësh
Qershitë janë burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Konsumi i tyre ju ndihmon të ulni inflamacionin në trup, madje shumë shkencëtarë i krahasojnë effectet e tyre me ato të aspirinave.
4. Ju mbrojnë nga artriti
Nëse doni të parandaloni artritin, konsumoni sa më shumë qershi. Konsumi i tyre redukton deri në 75% formimin e artritit, ndaj reagoni sa jeni në kohë të parandaloni sëmundje të tilla.
5. Ul inflamacionin
Në një studim, gratë konsumuan qershi për një javë para se të bënin analizat. Rezultati ishte fantasik. Ato ulën ndjeshëm inflamacionin dhe prodhuan analiza ‘perfekte’.
6. Përmbajnë shumë Potas
1 kupë qershi në ditë, ju përmbush 25% nevojat e potasit në organizëm. Potasi ju ul rrezikun e atakut, ul tensionin, presionin e gjakut dhe mbron muskujt.
7. Trajtojnë osteoatritin
Disa pacientë me osteoatrit në SHBA u trajtuan për 6 javë me lëng qershie. Në përfundim të studimit, analizat e tyre u përmirësuan dhe mbi të gjitha pacientët patën lehtësim të ndjeshëm të simptomave
8. Përmirësojnë gjumin
Qershitë përmbajnë fitokimikate që rregullojnë sistemin e gjumit. Pra nëse keni disa çrregullime gjumi, përfitoni këto muaj nga qershitë, tek e fundit janë të shijshme.
PS. Sezoni i qershive është i shkurtër, por qershitë janë një frut fantastik për tu ngrirë dhe mund të konservohet me vlera maksimale deri në 1 vit. Kështu që mbusheni ngrirësin sa të doni për ti shijuar kur të doni.


You must be logged in to post a comment.