Forconi Memorien dhe Shikimin me…

Forconi Memorien dhe Shikimin me…

Nëse nuk doni të bëni pjesë tek njerëzit që me moshën humbin gradualisht memorien dhe shikimin, ndryshoni mënyrën e të ushqyerit sa jeni në kohë.

Mund ta bëni thjesht me një xhiro në pazar, duke shtuar asortimentet në kuzhinë (disa ndoshta edhe i keni).

Qepë

Shtoni konsumin e qepëve, kot nuk thonë të moshuarit se ato shërojnë sytë. Por jo vetëm. Qepët janë fantastike për të shtuar memorien dhe jetëgjatësinë e trurit. Kështu, shtojini në sallata, lëngje të ndryshme, dhe mundohuni ti konsumoni të gjalla.

Turmenik

Kjo erëz çudibërëse ndër vetitë e saj të shumta lufton ndjeshëm inflamacionin dhe ju shyon përqendrimin dhe memorien.

Përdoreni në gatime, lëngje, kos, etj.

Domatet

Domatet janë perime me veti fantastike. Antioksidantët e tyre ju mbrojnë trurin dhe ndalojnë radikalet e lira.

Rrepat

Rrepat janë të pasura me nitrate natyrale të cilat ndihmojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut në tru dhe në të gjithë trupin.

Kungujt

Të pasur me vitaminën B12 dhe folate kjo perime parandalon dëmtimet e trurit dhe të nervave. Piqeni pak ose shtojeni në gjellë. Nuk i humb vlerat.

Boronicat

Boronicat konsiderohen si frutat me përqindjen më të lartë të antioksidantëve. Kështu që sigurohuni të shtoni konsumin e tyre për të reduktuar ndjeshëm dëmtimet në tru.

Çaji jeshil

Konsumi i përditshëm i çajit jeshil, në vend të kafes do të shtojë ndjeshm kapacitenin e memorjes, funksionin e trurit dhe veçanërisht do të rrisë përqendrimin.

Drithërat integrale

Mos shmangni nga dieta juaj drithërat integrale. Konsumi i tyre ju siguron dozën e duhur të fibrave që ju duhen, omega 3 dhe karboidratet.

Vezët

Vezët përmbajnë kolinë një substancë që ndihmon shëndetin e trurit. Kështu që konsumojini sa më shumë dhe për këtë keni shumë mënyra, skuqini, piqini, ziejini.

Arra

Arrat përmbajnë shumë omega 3 dhe do të shtojnë oksigjenin në tru si dhe do të furnizojnë enët e gjakut me përbërësit që ju nevojiten.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është një ndër ushqimet më të shëndetshme në planet. E mbushur me antioksidantë dhe kafeinë ajo ju rrit ndjeshëm përqendrimin dhe memorien.

Avokado

Avokadot kanë shumë përfitime shëndetësore, kështu që sa më shpejt ti përfshini ato në dietën tuaj aq më mirë. Kur vjen puna tek truri ato përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe furnizojnë me oksigjen.

Rozmarina

E fundit por jo më pak e rëndësishmja. Kjo erëz do tju ndihmojë të rrisni përqendrimin, të përmirësoni memorien dhe fokusin. Është një ndër erëzat më të nevojshme për trurin.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial