Shijoni Fundjavën me Pijen e Bukurisë

Shijoni Fundjavën me Pijen e Bukurisë

Kjo pije do t’ju bëjë thjesht të ndiheni mrekullisht mirë. Është plot vitamina, minerale dhe antioksidantë që do t’ju rinojnë dhe tju sjellin energjitë e humbura gjatë javës. Nuk do ta ndjeni fare, por do të përmbajë dhe lakrën kale, shumë e ushqyeshme dhe e domosdoshme për organizmin. Shija e saj paksa e hidhur kamuflohet tërësisht nga limoni dhe molla. Mbi të gjitha përmban shumë veti kuruese madje edhe ndaj kancerit. Personalisht mendoj se çdo kush duhet ta konsumojë disa here në javë për të ulur inflamacionin dhe detoksifikim.

Rrepat që përmban ky lëng kanë gjithashtu fuqi magjike dhe mbi të gjitha janë plot me vitamina A,C, B dhe folate dhe magnez.

Po si ta përgatisni?

Përbërësit

2 rrepa të vegjël;

2 karrota;

1 limon;

1 mollë;

5 gjethe kale;

4 bishta selinoje;

Pak xhinxher.

Përgatitja

Hidhini të gjitha në një shtrydhëse dhe shtrydhini. Shtojini kuba akulli sipas dëshirës.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial