Limonatë me Turmenik Kundër Ankthit dhe Depresionit

Limonatë me Turmenik Kundër Ankthit dhe Depresionit

Gojëdhënat thonë se një pije e tillë mund të luftojë depresionin më mirë se sa ilaçe të njohura si ‘Prozac’. Kjo mbetet për tu provuar, por nëse jeni ngritur me humor të keq, asgjë nuk ju pëlqen dhe keni nevojë për diçka për të kaluar këtë gjendje, kemi limonatën e duhur.

Ka vetëm pak ingredientë super të shëndetshëm dhe përgatitet kollaj fare.

Përbërësit

1 l ujë;

30 gr turmenik i freskët;

Lëngu i një limoni;

Lëngu i 1 portokalli;

1 lugë mjaltë organik.

Përgatitja

Shtrydhni limonin dhe portokallin dhe grini tumerikun e freskët. Zieni ujin. Kur të ketë zierë hiqeni nga zjarri edhe hidhni lëngun, tumerikun dhe mjaltin derisa të shkrihet. Lereni të ftohet dhe është gati. Mund ti shtoni kuba akulli nëse e doni të freskët.

Kjo limonatë është fantastike për të gjithë personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Konsumoni dy gota në ditë, mirë do të ishte me stomak bosh.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial