Ushqehuni Sikur po Luftoni një Sëmundje

Ushqehuni Sikur po Luftoni një Sëmundje

Nëse doni një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe plot energji, ushqehuni sikur jeni duke luftuar një sëmundje. Në këtë mënyrë jo vetëm do të jeni plot energji për të përballuar ditën dhe sfidat e saj por edhe do të mbani larg shumë sëmundje, viruse edhe baktere.

Por çfarë të konsumoni më shumë

Domate

Konsumoni domate, të paktën tre herë në javë. Studimet kanë provuar se domatet janë shumë të rëndësishme për të mos lejuar formimin e shumë sëmundjeve, kryesisht kancerogjene.

Konsumojini ato pak të gatuara, 3 herë në javë.

Çaj jeshil

Mos u kurseni asnjëherë me çajin jeshil. Forcon sistemin imunitar natyralisht dhe ndalon furnizimin me gjak të tumore të ndryshëm duke vrarë qelizat kancerogjene. Ky çaj gjithashtu ju mbron enët e gjakut, shumë të sulmuara së fundmi tek personat e infektuar me Covid-19.

Arra – fara

Konsumoni bajame, arra indie, arra, stika të paktën një herë në ditë. Një studim i madh i kryer nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë rezultoi se personat që konsumomin arra, bajame apo stika reduktuan me 50% rrezikun e vdekjes në rast se kishin një tumor apo rikthimin e tumoreve të tjerë.

Mbi të gjitha, një kupë me arra është edhe e shijshme, plot me omega-3 dhe fibra. Konsumi i tyre ul inflamacionin dhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija.

Boronica

Do të ishte ideale të konsumonit një porcion me boronica një herë në ditë. Por duke qenë se sezoni i tyre është shumë i shkurtër, mund t’i konservoni në frigorifer për 8-10 muaj dhe t’i konsumoni të paktën tre herë në javë.

Janë mburojë për çdo sëmundje, të pasura me antioksidantë dhe vitamina të shumta për rezistencë të lartë.

PS. Mos anashkaloni vaktet, hani një mëngjes të mirë, drekë kryesisht me bazë bimore dhe një darkë të mirë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial