Është Koha e Bizeleve, Pse të Mos i Shfrytëzojmë

Është Koha e Bizeleve, Pse të Mos i Shfrytëzojmë

 

Nëse nuk e keni gjetur se çfarë të gatuani për drekë, bizelet tashmë mund të përfshihen në mënunë tuaj. Është koha e tyre, dhe bizelet e para sapo kanë dalë, më të shijshme dhe të ëmbla se kurrë.

Por ndoshta nuk e dini se sa shumë vlera ushqyese kanë bizelet.

Ndihmojnë për rënien në peshë, përmirësojnë tretjen;

Ndihmojnë në funksionimin e mirë të zemrës;

Shtojnë masën muskulore trupore;

Luftojnë sëmundjet e veshkave; dhe

Mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak.

Recetë për një gjellë me bizele fantastike

500 gramë mish viçi i rritur në natyrë;

500 gramë bizele të freskëta;

6 domate të vogla të freskëta;

2 karrota;

2 degë selino;

2 qepë të njoma;

2 patate të vogla të reja;

2 lugë gjelle vaj ulliri;

Një tufë kopër e freskët;

Kripë;

Piper.

Përgatitja

Në një tenxhere me presion kavërdisim qepën me mishin.  I lemë për 10 minuta. Shtojmë domatet e grira, bizelet, karrotat, selinonë, patatet, kripë, piper.

I lemë të ziejnë për një orë në zjarr të avashët, 200 gradë Celsius.

Pasi përfundon, grimë sipër koprën e freskët për një aromë fantastike dhe vajin e ullirit që në këtë gjendje ruan vlerat e tij maksimale ushqimore.

PS. Mund të zëvendësoni fasulet tradicionalisht të përdorura ditën e hënë me këtë recetë bizelesh fantastike. Vegjetarianët mund të bëjnë të njëjtën recetë pa përfshirë mishin.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial