Receta e Rrepave Perfekte

Ka një mënyrë për të konsumuar rrepat, që edhe më tekanjosët do t’i bëjë t’i dashurojnë ato: të pjekura.
Kërkojnë pak kohë, rreth 50 minuta, por pritja ja vlen, sidomos kur vlerat e tyre në këtë mënyrë mbeten të paprekura.
Përbërësit
3 rrepa të mëdhenj;
1 lugë gjelle vaj ulliri ose avokadoje;
1 lugë gjelle uthull balsamike;
1 lugë gjelle rozmarinë e freskët.
Përgatitja
Ngroheni furrën në 200 gradë. Në tavë shtroni një letër kuzhine. Ndërkohë përzieni në një tas vajin me uthullën balsamike dhe rozmarinën.
Hidheni përbërjen sipër rrepave dhe piqini për 30-40 minuta. Pasi i nxirrni nga tava hidhini kripë dhe piper. Nuk do të hiqni më dorë nga kjo recetë.


You must be logged in to post a comment.