Çfarë të Hani për Presionin e Lartë të Gjakut

Presioni i lartë i gjakut është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në mbarë botën. Spitali Amerikan i Kardiologjisë nënvizon faktin se linja e parë e mbrojtjes kundër kësaj sëmundjeje, është modifikimi i dietës ushqimore. Por nëse kjo nuk jep efekt, ilaçet e para duhet të merren derisa presioni i gjakut të ulet.
Kështu njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, përfundojnë me marrjen e tre ilaçeve të përhershme.
Nëse nuk doni të arrini në këtë pikë, është mirë ta parandaloni në kohë këtë sëmundje. Nëse doktori ju ka lajmëruar se bazuar në analizat tuaja të gjakut sëmundja është në fillimet e saj, atëherë ndryshoni mënyrën e jetesës menjëherë.
Po cilat janë ndryshimet e para emergjente që duhet të bëni?
Kontrolloni peshën;
Limitoni konsumin e kripës;
Limitoni konsumin e alkoolit;
Shtoni aktivitetet fizike; dhe
Përmirësoni dietën.
Dieta juaj duhet të ketë sa më shumë fruta, perime (të gjalla, sa më pak të gatuara); konsumoni yndyra të shëndetshme, jo gjalpë apo margarinë por vetëm vaj ulliri, reduktoni konsumin e mishit dhe të bulmetit.
Me një dietë të tillë, presioni i gjakut do të normalizohet shumë shpejt dhe të jeni të sigurt që do të mënjanoni dhe konsumin e ilaçeve.


You must be logged in to post a comment.