Pija e Energjisë dhe Jetëgjatësisë

Përgatitet për 5 minuta dhe ju jep energji, ju shuan urinë dhe ju mbush me vitaminat që ju duhen për të përballuar ditën.
Ideale për tu konsumuar mes vakteve, me këtë pije, do të keni karburantin e duhur dhe më cilësor.
Përbërësit
1 Filxhan çaji spinaq bebe (organik);
1 Filxhan çaji mango e prerë në copa;
1 Filxhan çaji avokado e prerë;
Ujë sipas dëshirës;
1 Lugë kafeje spirulina pluhur (sipas dëshirës).
Përgatitja
Hidhini të gjitha produktet e mësipërme në një blender. Grijini mirë derisa të bëhet masë homogjene e lëngshme. Trashësinë e kontrolloni vetë me sasinë e ujit që dëshironi. Shija është fantastike. Shtoni akull për më shumë freski.


You must be logged in to post a comment.