Vitaminat që i Duhen Çdo Femre Pavarësisht Moshës

Vitaminat që i Duhen Çdo Femre Pavarësisht Moshës

Nuk ka rëndësi se në çfarë moshe jeni 20, 40 apo 70. Nëse jeni një femër ju duhen një sërë vitaminash për të përballuar sëmundje të ndryshme, lindjen e një fëmije, infeksione apo menopauzën.

Më poshtë po ju listojmë vitaminat që ju duhen gjatë konsumit tuaj ditor. Do të ishte mirë që ato të mund t’i siguroni nga ushqimet, por në rast pamundësie atëherë drejtojuni suplementeve.

Çfarë ju duhet

Antioksidantë (Vitaminat A, C dhe E)

Janë vitaminat kyçe që ju duhen për të luftuar radikalet e lira, sëmundjet, mbrojtur imunitetin dhe lëkurën.

Vitamina D3

Është e domsdoshme. Studimet e fundit kanë treguar se 75% e popullsisë vuan nga defiçencat e kësaj vitamine. Nëse nuk qëndroni dot jashtë në diell për 20-30 minuta në ditë, të pa lyer me krem dielli, duhet të merrni suplementë për të mos pasur rënie të kësaj vitamine.

Vitamina K

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të pasur kocka të forta dhe për të ruajtur nivelet e sheqerit në gjak. Mungesa e kësaj vitamine ju ekspozon ndaj sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat B

Vitaminat B janë shumë të rëndësishme për shëndetin e femrave, sidomos në periudhën e tyre riprodhuese. Ato ndihmojnë për një shtatëzani të shëndetshme.

Hekuri

Mungesa e hekurit dhe anemia ju lenë zbuluar përballë sëmundjeve pasi dëmtojnë imunitetin.

Magnezi

Është një vitamin shumë e rëndësishme për femrat. Mungesa e tij shkakton stres, depresion dhe ngërçe muskulare.

Omega 3

Nëse nuk konsumoni shpesh salmon apo sardele, atëherë ka shumë mundësi të keni mangësi të vajit të peshkut, Omega 3, vitaminës që lufton inflamacionet në trup.

Kalçiumi

Është shumë e nevojshme të merrni sasinë e nevojshme të kalçiumit për të mbrojtur kockat.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial