Këshilla Praktike për të Shpëtuar nga Ushqimi i Gatshëm

Këshilla Praktike për të Shpëtuar nga Ushqimi i Gatshëm

Ushqimet e gatshme, të procesuara janë kthyer në një kërcënim global për shëndetin. Askush nuk i reziston një hamburgeri, një pice apo patateve të skuqura.

Po kështu, çdo kush e ka në shtëpi një kavanoz me salcë të gatshme domatesh, përdor perime të ngrira apo ushqime të tjera të konservuara edhe pse të gjitha këto janë të lidhura me përshpejtimin e vdekjes së qelizave.
Nëse nuk mund të shmangni çdo gjë, më poshtë po ju rendisim ushqimet e procesuara më të rrezikshme për shëndetin të klasifikuara nga klinikat më të mira nutricioniste amerikane.
– Nënproduket e mishit (sallame, bakon, proshuta të ndryshme);

– Supat e gatshme që shiten në supermarket;

-Pijet e gazuara dhe me sheqer shtëse (soda, çaj i ftohtë, pijet energjike)

-Kokoshkat që bëhen në mikrovalë;

-Vaji vegjetal;

-Patatina;

-Margarina;

-Biskota të ndryshme;

-Konfleksat e mëngjesit;

-Kos me fruta;

-Ushqime të fast food;

-Ëmbëlsuesit e ndryshëm.

Të gjitha produktet e mësipërme janë të pakta në vlera ushqyese, shkaktojnë obezitet, kequshqyerje, mbipeshë dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Një studim i bërë public këtë vit në ‘JAMA Internal Medicine’ tregoi se konsumimi i këtyre produkteve rrit me 14% numrin e vdekjeve.

Si të shpëtoni veten dhe familjen nga këto produkte?

Bëni zgjedhje më të shëndetshme. Reduktoni blerjen e produkteve të mësipërme;

Mundohuni të blini në supermarkete që furnizohen më produkte organike;

Zëvendësoni ushqimet e procesuara me gatime në shtëpi ku përbërësit i kontrolloni ju;

Shtoni konsumin e fruta perimeve, duke shmangur produktet e gatshme;

Nëse blini në supermarket lexoni përbërjen e produktit që blini. Sa më pak listë përbërësish të ketë një produkt aq më pak konservantë ka;

Zëvendësoni pijet me gaz me lëngje të përgatitura në shtëpi me frutat dhe perimet që ju dëshironi;

Qëndroni larg picave të gatshme ose të ngrira, më mirë gatuani një byrek apo picë në shtëpi me vajra të mirë, ulliri apo avokadoje dhe me miell integral apo më pak të procesuar.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial