Mënyra Natyrale për të Luftuar Dhembjen e Kokës

Mënyra Natyrale për të Luftuar Dhembjen e Kokës

Ankesa më e madhe në këto ditë të ftohta e të lagështa dimri pas gripit është dhembja e kokës. Nëse nuk doni të dyndeni në ilaçe apo qetësues që ndoshta edhe nuk ju bëjnë punë më, ka disa sekrete ‘natyrale’ që jua lehtësojnë dhembjen e kokës menjëherë.

Së pari kuptoni nga mund t’ju vijë dhembja e kokës pasi arsyet janë të shumta si temperatura apo sëmundje të tjera bakteriale apo virale që kërkojnë patjetër medikamente, dhe pasi ti përjashtoni këto, më pas vendosni ta trajtoni atë me mjete natyrale.

Konsumoni ujë

Le ta nisim nga më e thjeshta: Uji. Ndoshta ju duket absurde, por disa njerëz nuk e kuptojnë se koka shpesh ju dhemb se janë të dehidratuar. Vëzhgoni sa ujë konsumoni dhe pini ujë dhe shtoni sasinë nëse konstatoni se nuk pini mjaftueshëm. Mungesa e ujit në organizëm shkakton dehidratim, dhembje koke dhe lodhje.

Bëni një banjë de-toksifikuese të shkarkoni stresin

Bëni një banjë jo vetëm për tu pastruar por edhe për të hequr toksinat. Në mënyrë që të nxirrni toksinat bëni një banjë me ujë të ngrohtë aq sa ju mund ta duroni dhe zhytuni në vaskë, kështu toksinat do të dalin. Nëse doni të shtoni efektin, hidhini një gotë sodë buke, është e pakushtueshme dhe ndihmon lëkurën ose një gotë uthull molle organike.

Konsumoni Magnez

Nëse merrni 200-600 mg magnez si vitaminë ditore dhembjet e shpeshta të kokës do të veniten. Magnezi është një vitaminë plotësuese, e lirë dhe shumë efektive. Por nëse jeni aq të fiksuar dhe nuk doni fare të konsumoni as vitamina, atëherë mund të shtoni konsumin e produkteve që kanë magnez si fasulet, fara të ndryshme, perimet e gjelbra, arrorët dhe mishi.

Kontrolloni nivelet e vitaminave B

Mungesa e vitaminave B janë shpesh arsyet se pse disa persona kanë dhembje të shpeshta koke. Këto vitamina janë kryesisht në mungesë tek personat që janë me migrenë. Nëse edhe ju keni mungesë të saj, merrni një vitaminë B kompleks në ditë dhe efektet do të jenë të shumëfishta.

Pushoni

Pushoni pak më shumë, nëse dhembja juaj e kokës po shtohet apo bëhet e përditshme. Në shumë raste, mungesa e gjumit (më pak se 7 orë në ditë) dhe lodhja fizike ju çon drejt dhembjeve kronike. Merrni pak më shumë kohë për veten duke pushuar më gjatë dhe duke bërë një gjumë të qetë natën.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial