Luftoni Sëmundjet duke Forcuar Sistemin Limfatik

Sistemi limfatik është kyç në ruajtjen e imunitetit, veçanërisht në kohë të ftohta kur virozat dhe gripi lulëzojnë.
Me forcimin e këtij sistemi çdo njeri e ka më të thjeshtë t’i mbijetojë virozave të stinës, sëmundjeve të ndryshme deri tek ato vdekjeprurëse si kanceri.
Po si të mbajmë të fortë sistemin tonë mbrojtës?
Konsumoni ushqime të stinës dhe të shëndetshme;
Kryeni aktivitet fizik;
Flini gjumë mjaftueshëm; dhe
Reduktoni stresin.
Ushqimet që ndihmojnë sistemin limfatik
Të gjitha perimet me gjethe të gjelbër si kale, sallata jeshile dhe të kuqe.
Perime si brokoli, lulelakër, lakër.
Ushqime që përmbajnë shumë omega-3 si salmoni dhe peshqit e egër.
Konsumoni arra, bajame, fara chia, fara lule dielli, fara kungulli fara lini.
Përdorni vetëm vaj ulliri në çdo lloj gatimi. Nëse e përdorni në gjellë, mundohuni të gatuani në temperatura të ulëta që të ruani vlerat e vajit të ullirit ose hidheni atë në fund të gatimit për vlera të plota.
Përdorni në gatimet tuaja të përditshme erëza si tumeniku, hudhër dhe xhinxher.
Konsumoni fruta si boronica, luleshtrydhe dhe manaferra.


You must be logged in to post a comment.