Ushqimet e Fermentuara, Turshitë Zgjedhja e Duhur në Dimër

Ushqimet e Fermentuara, Turshitë Zgjedhja e Duhur në Dimër

Fermentimi është një proces që ne e përdorim për të prodhuar disa nga ushqimet dhe pijet e preferuara si vera, birra, buka, kafeja apo djathi. Por përveç shijes, produktet e fermentuara janë edhe shumë të shijshme dhe të ushqyeshme, pasi janë të pasur me probiotikë, baktere të mira për zorrët dhe sistemin tretës.

Ushqimet më të mira të fermentuara që duhet të konsumoni

Kefiri

Nëse bëhet nga qumështi i dhisë është ideal, por realizohet edhe nga qumështi i lopës dhe deles. I pasur me kalcium, magnez, vitaminë B12, biotinë dhe acid folik është një zgjedhje e shkëlqyer për konsum ditor.

Lakër Turshi

E pasur me fibra, Vitaminë A, C, K dhe vitamina B është një zgjedhje shumë e mirë për konsum veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Kastravecë Turshi

Po aq të pasura sa edhe lakra me vitamina. Por ndryshe nga lakra, kastravecët janë të pasur edhe me antioksidantë dhe baktere të domosdoshme për zorrët.

Djathë Nape

Djathi i napës është i pasur me shumë probiotikë dhe ndihmon shumë aparatin tretës.

Kos

Kosi duhet të përfshihet në dietën ditore, veçanërisht i mirë për femrat dhe sistemin e tyre riprodhues.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial