Ushqime organike, çfarë duhet të dimë

‘Bio’ apo ‘Organike’? Çfarë ndryshimi ka? Të dyja janë sinonime të njëra-tjetrës dhe i referohen ushqimeve që nuk trajtohen me kimikate, nuk ndryshohen gjenetikisht, por rriten natyralisht sipas standardeve të përcaktuara që ndihmojnë dhe nuk dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.
Të dyja këto fjalë janë përfshirë gjerësisht në fjalorin e përditshëm së fundmi, madje deri në abuzim. Nuk flitet më për produkte bio apo organike që kanë lidhje me ushqimin, por tashmë dëgjojmë reklama për dyshekë bio apo mobilje me materiale bio, duke e kthyer abuzimin me reklamën në kufijtë e qesharakes.
Nëse doni të jeni të sigurtë në atë që blini, atëherë kontrolloni çdo produkt që konsumoni për logot organike, të certifikuara nga vendet e Bashkimit Europian. Më konkretisht, në ambalazhin dhe etiketën shoqëruese të produkteve duhet të ndodhet një gjethe jeshile, e cila përcakton se produkti që po blini është rritur në një tokë të certifikuar organike, pa nitrate shtesë, nuk ka pesticide të shtuara dhe plotëson të gjitha parametrat.
Produkte të tilla i gjeni në Supermarketin “BioJu” në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, një biznes i dedikuar klientëve që kujdesen për shëndetin e tyre dhe dëshirojnë të konsumojnë ushqime që plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë organike, të shijshme dhe pa toksina. Në këtë supermarket mund të gjeni thjerrëzat shumë ngjyrëshe të rritura në tokë të pastër ku testimi për kimikate i kalon 3 metra thellësi. Çdo lloj fare që ju duhet për marrjen e vitaminave ditore, mjaltë organik nga bletë të rritura në natyrë (mund t’i bëni testin e mjaltit origjinal që ne ju sugjerojmë tek ikona ‘Shëndeti’), të gjitha nënproduktet e qumështit, mishit, e shumë ushqime bio, të cilat do t’ju përmirësojnë shijen dhe shëndetin.


You must be logged in to post a comment.