Si të dallojmë një bukë të shëndetshme

Buka është një nga përbërësit kryesore në dietën tonë ushqimore dhe prandaj cilësia e saj është mjaft e rëndësishme. Pamja e parë me të cilën përballesh në një dyqan buke është larmishmëria e madhe e llojeve që ofrohen. Bukë e zezë, e bardhë, me fara, gjermane, por edhe bio. Por cilat janë disa nga sekretet për të zgjedhur një bukë të shëndetshme?
Genci Selimaj, administrator i pasticeri “Nefeli” në Tiranë, na shpjegon disa nga këto sekrete të një prodhuesi buke.
Së pari, të jeni të sigurtë për atë që konsumoni. Të blini një bukë me nivelin e duhur të proteinave, si dhe të konsumoni një bukë të pranueshme për organizmin tuaj, që tretet mirë dhe nuk ju shkakton probleme me stomakun.
Së dyti, si ta njihni një bukë të mirë:
Një bukë e mirë dhe e freskët, pa konservantë të shtuar që ju dëmtojnë shëndetin është ajo që nuk zgjat përjetësisht. Që do të thotë: mos prisni që buka juaj të zgjasë 2-4 ditë pa u tharë. Një bukë e tillë ka shtesa ushqimore që e bëjnë rezistente, por të dëmshme për shëndetin;
Një bukë e shëndetshme është kërcitëse, e shijshme dhe freskia e saj ndihet që në kafshatën e parë.
Zoti Selimaj, na shpjegon se në dyqanet “Nefeli” tregtohet vetëm bukë e prodhuar në higjienë maksimale dhe të ushqyeshme, pra me nivelin e duhur dhe të lejuar të proteinave. Mielli importohet nga vendet e BE-së si Greqia dhe Italia.
Në larmishmërinë e llojeve të bukëve që mund të gjeni në këtë dyqan për tu veçuar janë ato të cilësuara si më të ushqyeshmet dhe më të mirat për një dietë të shëndetshme ditore për ju dhe familjen tuaj.
- Buke fshati (50 dhe 80 lekë) – Është një bukë e bërë me cilësi të lartë të fibrave, nuk shkakton fryrje dhe tretet lehtë.
- Bukë thekre pa gluten (50 lekë) – Kjo është buka ideale për të gjithë ata persona që janë intolerantë ndaj glutenit apo që kanë një regjim ditor ku gluteni është i ndaluar për disa arsye.
- Bukë pa maja e zezë (80 lekë) me ngjyrues natyror, elbin – Kjo bukë është jo vetëm e shijshme, por dhe e sigurtë. Ju nuk duhet të shqetësoheni për ngjyrues artificialë, që i japin ngjyrën e zezë bukës, pasi në këtë rrjet dyqanesh përdoren vetëm ngjyrues natyralë si elbi.
- Për të gjithë ata që zhvillojnë aktivitet sportiv këshillohen franxhollat e fshatit që bëhen me miell të verdhë dhe të bardhë me përqindjen më të lartë. Kjo bukë ka nivelin më të lartë të proteinave (rreth 14%).
Këto bukë dhe të tjerat nga prodhimet “Nefeli” mund t’i gjeni në dyqanet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë si dhe në zonën e “Komunës së Parisit”.


You must be logged in to post a comment.