Enzimat Tretëse, Sekreti i Jetëgjatësisë

Enzimat Tretëse, Sekreti i Jetëgjatësisë

Shprehja ‘Ne jemi çfarë hamë” është gjysëm e vërtetë. Pjesa tjetër e të vërtetës është se ‘Ne jemi ajo çfarë tresim’. Këtu rolin kyç e luajnë enzimat tretëse. Ato janë përgjegjëse për tretjen, sa vitamina merr trupi dhe sa përthith. Ja përse këto enzima kanë një rol unik për të shmangur sëmundjet.

Të gjithë enzimat janë katalizatorë që mundësojnë që molekulat të ndryshohen nga një formë në tjetrën. Defintioni i enzimeve të tretjes është “enzima që përdoren në sistemin e tretjes’.

Për të ndihmuar tretjen, e cila me kalimin e moshës dhe për shkak të ushqimit të pakontrolluar dëmtohet ndjeshëm, ka një zgjidhje për të shtuar ‘enzimat tretëse’. Zgjidhja gjendet vetëm tek produktet me bazë bimore.

Fruta dhe perime të gjalla, të pagatuara përmbajnë enzima tretëse fantastike që ju mundësojnë jo vetëm që merrni më të mirën e asaj që hani por edhe të keni një tretje perfekte. Ato gjenden tek: ananasët, mollët apo papaja, kërpudhat dhe probiotikët si kosi dhe kefiri. Sigurohuni që të gjeni fruta organike, me pak kimikate, pasi në to niveli i enzimave është shumë herë më i lartë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial