Mrekullia e Yogës

Mrekullia e Yogës

Yoga është lëvizje e mendjes dhe e trupit, kontroll i frymëmarrjes dhe përqendrimit.

Krahasuar me format e tjera të njohura të “stërvitjes”, yoga është më holistike në natyrë, sepse kombinon lëvizjen fizike me teknikat e kontrolluara të frymëmarrjes.

Për t’ju përshtatur çdokujt, ekziston një yoga për çdo njeri.

Yoga Relaksuese

Konsiston në 5-6 ushtrime jo shumë të forta. Më shumë anon nga meditimi, qëndrimi për një kohë të gjatë në një pozicion dhe tërheqje muskulore.

Yoga më Vigoroze

Ushtrime fizike më të shumta dhe më të forta. Lidhja e ushtrimeve me frymëmarrjen më synim forcimin e muskujve. Zakonisht kjo yoga kryhet në ambiente shumë të ngrohta që stimulon djersitjen dhe detoksifikon.

Yoga e fortë

Këtu niveli i ushtrimeve është shumë më i lartë dhe kryhet në perfeksion. Nevojitet fokus më i lartë dhe stërvitje më e madhe për të realizuar pozat e yogës.

Pse të bëni yoga

Arsyet janë të shumta, por po ju rendisim më të rëndësishmet:

Ul ndjeshëm nivelet e stresit;

Redukton depresionin;

Përmirëson gjumin;

Përmirëson tretjen;

Rrit rezistencën;

Heq dhimbjet kronike;

Detoksifikon; dhe

Përmirëson ndjeshëm trupin.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial