Humbni Peshë duke Ecur

Humbni Peshë duke Ecur

Nëse keni vendosur të hiqni disa kilogramë, por nuk jeni tipi i duhur për dieta strikte dhe stërvitje rigoroze, niseni me një ecje. Është mënyra më e mirë për të përqafuar një mënyrë më të shëndetshme jetese dhe sjell rezultate të shpejta.

E ecura është aktiviteti më i vjetër fizik i njeriut dhe sigurisht ka të mirat e panumërta. Sigurisht mos prisni trupin e ëndrrave me pak ecje, por mjafton për të të stimuluar të arrish synimin e duhur.

Ecja, qoftë edhe 30 minuta në ditë djeg kalori, rivitalizon organizmin dhe ju ndihmon të parandaloni sëmundje që lidhen me mungesën e aktivitetit fizik.

Një studim i përfunduar në 2018 nga Shkolla Ekonomike  dhe Shkencat Sociale në Londër, rezultoi se ecja është mjaft e mirë për ti bërë njerëzit të ndihen më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Madje i njëjti studim arriti në përfundimin se ecja me ritëm është po aq efektive sa palestra në rënien në peshë.

Studimi u krye në 50.000 të rritur për 13 vite më radhë, dhe rezultoi se ata persona që ecnin më shumë, ishin më të dobët dhe më të shëndetshëm madje se njerëzit që frekuentonin rregullisht palestrën. Idealja do të ishte ecje për 30 minuta çdo ditë. Por mos u dekurajoni, niseni 3 herë në javë, ose shkoni në zyrë në këmbë për të arritur rezultate mjaft të mira.

Ecja ndihmon në:

Reduktimin e obezitetit;

Përmirësimin e funksionimit të zemrës;

Mbajtjen në kontroll të diabetit;

Luftimin e depresionit dhe ankthit;

Parandalimin e Alzaimerit;

Përmirësimin e Artritit;

Mbajtjen në kontroll të tiroides; dhe

Rritjen e energjisë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial