Petulla të Shijshme në Vetëm 20 Minuta

Petullat janë një zgjedhje e mirë për mëngjes. Por nëse nuk keni kohë, mundet t’i konsumoni fare mirë edhe në darkë. Mjafton të hani brenda orës 19:00 dhe trupi juaj mund të kryejë një tretje shumë të mirë deri sa të flini gjumë.
Por cilat do të ishin petullat ideale, ato të shëndetshme? Për këtë duhet të zëvendësoni disa gjëra në kuzhinën tuaj. Duke e nisur nga mielli, zgjidhnin miellin e bajames në vend të miellit të grurit, vaj avokado për skuqje dhe vezë të pulave të rritura në natyrë.
Receta
1 gotë miell bajameje;
4 vezë;
1/2 gotë krem djathi;
Pak kanellë për shije; dhe
1 lugë gjalp organik ose vaj avokado për skuqje.
Përziejmë të gjithë ingredientët bashkë në një blender dhe petullat janë gati për skuqje.
Kosto totale: 250 Lek


You must be logged in to post a comment.